E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidentohen tre aktore ktheheshin nga nje shfaqje ne Durres

Tre aktorë të trupës së teatrit “Aleksandër Moisiu” në Durrës janë aksidentuar mëngjesin e sotëm, ndërkohë që po udhëtonin me automjetin e tyre tip fuoristradë me targa AA 506 BC.

Të plagosurit janë Hervin Çuli, Eralda Çaushi aktorë, si dhe drejtuesi i mjetit me iniciale E. Sh., 35 vjeç.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia, nga ku rezulton se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin si pasojë e lagështirës në rrugë, duke përfunduar në kanalin anësor të autostradës.

Për pasojë, të tre shtetasit kanë marrë disa plagë në trup dhe janë dërguar menjëherë për në spitalin ushtarak Tiranë.

Burime nga spitali bëjnë të ditur se të dëmtuarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën, nën kujdesin e mjekëve.

Aktorët një natë më parë ishin protagonistë në premierën e vënë në skenën e teatrit “Aleksandër Moisiu” në Durrës, suita 51 në Hotel Piaca, me regji të Driada Dervishit.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›