Kapet droge ne Tirane dhe ne Kakavije
Trembëdhjetë kilogramë kanabis janë sekuestruar në Kakavijë dhe 1.3 kilogramë në Tiranë gjatë orëve të mbrëmjes së të premtes, në dy operacione të organizuara nga policia kufitare dhe skuadra e antidrogës e kryeqytetit.
Sasia më e madhe e drogës iu bllokua 25-vjeçarit fierak Erion Trifoni.
Ky i fundit ishte nisur si pasagjer në autobusin e linjës Tiranë-Athinë dhe drogën e maskuar në 13 pako e kishte vendosur në një çantë në bagazh.
Trifoni është arrestuar ndërsa hetuesit kanë nisur verifikimin e një SMS-je të dërguar nga telefoni i tij në momentin e operacionit.
SMS-ja dyshohet se i drejtohej pjesës tjetër të rrjetit të trafikantëve, të cilët e pritnin në tokën greke.
Ndërsa pranë Oxhakut në Tiranë, skuadra e antidrogës ka sekuestruar 1.3 kilogramë kanabis. Policia arrestoi Lorenc Sadikajn, nga Vlora si posedues i drogës.
Gjithashtu u bllokua dhe një mjet BMË X-5 me të cilën transportohej droga.
Sipas policisë, është identifikuar dhe shpallur në kërkim edhe një bashkëpunëtor i Sadikajt.
Droga ishte e destinuar për t’iu shitur grupeve të shpërndarësve në kryeqytet.