E Shtunë, 31 Tetor 2026

Muzeu i Krimeve te Komunizmit eshte ne fazen e fundit te ndertimit

Muzeu i Krimeve të Komunizmit është në fazën e fundit të ndërtimit të tij.

Me fondet e Bashkisë Shkoder dhe të ministrisë së Turizmit, ky muze unik në llojin e tij në gjithë Shqipërinë, do shërbejë si njohje me vitet e tmerrshme që përjetoi populli shqiptar nën diktaturën komuniste.

Drejtoresha e Zyrës së Urbanistikes Aida Shllaku sqaron rreth projektit dhe konceptimit të tij.

Në muzeun e Krimeve të Komunizmit, i cili është ndërtuar në ambjentet e ish-Burgut, pronë e Provincës Françeskane, duken qartë edhe gjurmët e vuajtjeve për rreth 50 vite të dënuarave, të cilët kaluan torturat ndër më çnjerëzoret gjatë fazës së hetuesisë.

Në qelitë e këtij burgu kanë vuajtur shumë intelektual të Shkodrës.

Në projekt është parashikuar që kati i parë të restaurohet dhe të kthehet në gjendjen e mëparshme siç ka qenë dhe të lihet ashtu, ndërsa kati i dytë të shërbejë si muzeum me objekte të atyre që vdiqën e vuajtën në tortura.

Shkodra në vitin 1946 kishte 13 burgje dhe më pas të gjithë futeshin tek burgu ish-degës së brendshme.

Shkodra si qark ka 601 të pushkatuar nga regjimi komunist, 136 të vdekur ndër burgje, 2846 të burgosur politikë dhe 1924 të internuar politikë.

Ky muze do të tregojë vuajtjet, torturat dhe ekzekutimet me e pa gjyq të qindra shkodranëve të cilët në përpjekje për të kundërshtuar regjimin komunist e ideologjinë e tij, ranë viktima të terrorit dhe dhunës komuniste.

Ministria e Kulturës ka akorduar edhe fondin e nevojshëm për funksionimin e këtij Muzeu dhe përfundimin e projektit të ndërtimit.

Mësohet se sipas kësaj ministrie, çdo gjë do jetë gati me rastin e festimeve për 100-vjetorin e shpalljes së pavarësisë, ku Muzeu do vihet në shërbim të vizitorëve të shumtë.

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›