Aksidentohet autobuzi Vlorë-Athinë, 4 të plagosur

Aksidentohet në Janinë autobuzi Vlorë-Athinë. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Kanepas në Janinë ku autobuzi ka dalë nga rruga dhe është përplasur me disa shkëmbinj. Për pasojë janë plagosur 4 persona ku mes tyre edhe shoferi i autobuzit.
Sipas informacioneve më rëndë paraqitet shoferi i autobuzit cili është bllokuar brenda në autobus ndërsa forcat e zjarrëfikësve të cilat ndodhen në vendngjarje po përpiqen ta nxjerrin prej andej.
Sipas policisë shkak për aksidentin është bërë lagështira në rrugë ndërkohë që vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.