Paratë e fajdeve do administrohen nga qeveria

Paratë e fajdeve tashmë do të jenë nën administrimin e qeverisë. Projketligji i miratuar në Komisioninn e Ekonomisë dhe të financave parashikon që ministria e financave të merret me shitjen e aseteve të firmave piramidale dhe shpërndarjen e të ardhurave tek qytetarët.
Linda Rusmajli drejtoreshë juridike në Ministrinë e Financave shpjegoi se kjo do të sjellë përfundimin e këtij procesi.
Opozita ndërkohë e kundërshtoi këtë projektligj pasi sipas deputetit Arben Malaj ndryshimi i strukturave sjell gjithmonë vonesa.
Sipas të dhënave shuma e kreditorëve që depozituan paratë e tyre në firmat piramidale llogaritet që të jetë rreth 1.3 miliard dollar. Rënia e firmave piramidale në 97 shkaktoi një sërë trazirash sociale në vend.