Fushë Krujë, makina përplas 13-vjeçarin
Një aksident me pasojë plagosjen e një të mituri është shënuar mesditën e sotme në Fushë Krujë. Ngjarja ka ndodhur pranë gjimnazit të qytetit, ku një makinë ka përplasur një fëmijë të moshës 10 vjec, duke e lënë të plagosur. Ndërkaq fëmija është transportuar menjëherë në sitalin e Fushë Krujës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa konfirmohet nga bluzat e bardha se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat policore, të cilat kanë vënë në pranga drejtuesin e automjetit dhe po hetojnë për zbardhjen e plotë të rastit.