E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidentohet deputeti Gjovalin Prenga

Deputeti Gjovalin Prenga është plagosur lehtë ditën e sotme nga një aksident automobilistik. Ngjarja ndodhi në orët e pasdites, në aksin rrugor Rrëshen-Milot. Makina e drejtuar nga deputeti i Partisë Demokratike doli jashtë rruge, duke e lënë të plagosur atë vetë.Sipas të dhënave të para, makina devijoi nga rruga si pasojë e lagështirës së krijuar nga reshjet e fundit. Deputeti i PD-së ndodhet i shtruar në spitalin e Rrëshenit, ku po merr edhe ndihmën e parë mjekësore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›