E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skandali Pango,nisin hetimet

Organi Qendror i akuzës ka nisur hetimet për çështjen e ish-ministrit të Kulturës,Turizmit, Rinisë dhe Sporteve Ylli Pango pas shfaqjes se videos të transmetuar në emisionin "Fiks fare" ku ministri i premtonte një vajze vendin e punës në këmbim të marrëdhënieve seksuale. Prokurorët të cilët kanë marrë përsipër të ndjekin këtë çështje kanë sekuestruar kasetën filmike ku paraqitej ish ministri Pango duke ngacmuar seksualisht një vajzë të rë. Burime nga Prokuroria e Përgjithshme konfirmojnë se kaseta në të cilën shfaqet Ylli Pango ndodhet në zyrat e Prokurorise, ku do t'i ushtrohet një verifikimi mbi autenticitetin e filmimeve, nëse ato janë reale apo të manipuluara. Pasi organi i akuzës të bëjë verifikimet e pamjeve filmike, oragni qendror i akuzës do të vendosë çfarë hapash të tjerë do të hedhe ndaj ish-ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Në pamjet filmike të transmetuara në emisionin "Fiks fare" ish ministri Pango shfaqej duke joshur një vajzë më premtimin se do t'i siguronte një vend pune, në promovimin e turizimit shqiptarë në panairet ndërkombetarë.Gjatë bisedës ish-ministri tenton ta zhveshi vajzën e cila kërkonte punë. Një ditë pas publikimit të skandalit dhe shkarkimit nga detyra e ministrit Pango, Prokuroria ka sekuestruar kasetën duke nisur hetimet në lidhje me këtë skandal.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›