“Tragjedia 9 janari”, një tjetër familjar në grevën e urisë
Grevës së urisë së 3 anëtarëve të Shoqatës “9 Janari”, të cilët kanë humbur familjarët e tyre në tragjedinë e Karaburunit, i është shtuar edhe një tjetër pjesëtar, bëhet fjalë për Mark Grishaj, i cili ka humbur djalin dhe nusen e djalit.
SHKODËR- Grevës së urisë së tre anëtarëve të shoqatës “9 janari”, të cilët kanë humbur familjarët e tyre në tragjedinë e Karaburunit, u është shtuar edhe një tjetër pjestarë, bëhet fjalë për Mark Grishaj, i cili ka humbur djalin e tij Gjinin dhe nusen e djalit në të njëjtën tragjedi.
Ndoc Bjeshka, një tjetër pjestërë i kësaj greve ka deklaruar se mbrëmjen e së mërkurës ata janë vizituar nga një ish ushtarak i lartë i Flotës Detare në Vlorë, i cili ka shprehur mbështetjen e tij maksimale dhe gatishmërinë për të dëshmuar të gjithë të vërtetën që ai di pranë organit të Prokurorisë nëse i kërkohet.Greva e urisë ka hyrë në ditën e 6 të saj, ndërkohë që sot një tjetër familjarë i është bashkuar kësaj greve.
Në tragjedinë e 9 janarit të vitit 2004 humbën jetën në ujërat e detit Jon 28 të rinj e të reja nga zonat e Shkodrës, familjarët e 8 personave që vazhdojnë të rezultojnë të humbur kanë hyrë në grevë urie paraditen e 28 shkurtit. (a.r/news24/balkanweb)