Aksidentohet fuoristrada e Gardës, vdes drejtuesi
TIRANE-Një automjet i Gardës është aksidentuar sot paradite në afërsi të Peqinit me pasojë vdekjen e drejtuesit.
Burime policore bënë të ditur për TvNews24 se automjeti i Gardës tip fuoristradë me targa Tr 4234 K ka dalë nga rruga pranë fshatit Lolaj në Peqin. Si pasojë e aksidentit ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit Arben Zhuzhi. I plagosur por jashtë rrezikut për jetën ka mbetur pasagjeri, Vilson Tabaku.
Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit, por dyshohet paraprakisht se shkak mund të ketë qenë rruga e lagur nga shiu dhe shpejtësia me të cilën udhëtonte Zhuzhi.
(d.b/BalkanWeb)