Greqi, aksidentohet autobusi, 4 të vdekur 30 të plagosur
Një aksident, me pasojë 4 të vdekur dhe 30 të plagosur, ndodhi sot në agim rreth orës 4:00, jashtë Selanikut, kur një autobus me 51 turistë rusë u përmbys.
Aksidenti ndodhi në rrugën Mudhanja-Selanik, si pasojë e të cilit 2 burra e dy gra humbën jetën, ndërkohë që shkaqet zyrtare nuk sqaruar shkaqet deri tani, por dihet se në kohën e aksidentit binte shi dhe mendohet se shoferi mund te ketë humbur kontrollin në një kthesë të fortë..
30 të plagosurit u transportuan në spitalin e Selanik, ndërkohë që katër prej tyre janë në gjendje të rëndë.
Turistët rusë ishin me pushime në zonën e Halkidikisë dhe po shkonin me autobus në aeroportin "Makedonia", për t’u kthyer në atdheun e tyre.
Punonjës të zjarrfikëseve ndihmuan për largimin e turistëve nga autobusi.