Pribiqeviq: Serbia duhet të përcaktohet midis BE-së dhe Kosovës

Profesorit i Fakultetit të Shkencave Politike në Beograd dhe ish- ambasador i Serbisë në Gjermani, Ognjen Pribiqeviq ka theksuar se ky është kusht i ri që deri më tash nuk është përmendur.
Sipas tij ky është një nga shumë kushte të cilat javëve të fundit po vijnë nga Gjermania e veçmas nga Bundestagu, e të cilat Serbinë gjithnjë e më shumë po e shtyjnë në drejtim të marrjes së vendimeve të dhimbshme dhe të vështira, raporton RTK.
Shenjat e qëndrimeve të këtilla nga Berlini e Washingtoni kanë mundur të vërehen qysh në pranverë dhe me pakënaqësinë e tyre me politikën e qeverisë së mëparshme dhe me pritjet se pushteti i ri do të jetë më kooperativë lidhur me këtë.
Ai rikujton se vetëm gjatë disa ditëve, njohjen e pavarësisë së Kosovës si kusht për anëtarësim në BE e kanë përmendur madje tre zyrtar evropian.
I pari ka qenë kryetari i Parlamentit evropian, Martin Shulc, pastaj të mërkurën e ka bërë kryetari i Këshillit për politik të Jashtme i Bundestagut gjerman Rupreht Polens, dhe tash Andreas Shokenhof.
Siç thotë Pribiqeviq, Shokenhof është shumë më me ndikim nga Polenc dhe njëri nga njerëzi me më rëndësi në CDU (Partia e kancelares Merkel).
Ai thotë se ekziston një shpresë e vogël që këto mesazhe nga janë nga Brukseli pro nga Berlini, mirëpo duke pasur parasysh ndikimin e Berlinit dhe faktin se prapa kësaj qëndron edhe Washingtoni, vështirë mund të besohet se Brukseli mund të zhvillojë politikë tjetër ndaj Serbisë në raport me këto dy vendet.