Aksidentohet kalimtarja ne Fushe Kruje

Një grua është aksidentuar për vdekje ne autostradën Fushe Kruje-Tirane. Manushaqe Elezi 50 vjeçe mësohet se po kalonte rrugën për te shkuar ne fshatin Larushk, kur është goditur nga një makine qe është larguar me shpejtësi nga vendngjarja. Goditja e forte rezultoi fatale për kalimtaren, e cila gjeti vdekjen e menjëhershme. Ekspertet kane nisur hetimet për zbulimin e shoferit qe shkaktoi aksidentin.
Shpërndaje