E Shtunë, 31 Tetor 2026

Digjen katër shtëpi ne Përrenjas

Katër apartamente janë përfshirë nga flaket ne Përrenjas, duke rrezikuar edhe jetën e banoreve shume prej te cilëve ishin ne gjumë. Rreth 30 persona përfshirë edhe fëmijët kane dale jashtë te alarmuar për ti shpëtuar zjarrit. Ata kane tentuar te shuajnë flaket me mjete rrethanore deri ne mbërritjen e zjarrfikëseve pasi aty pranë ndodhej edhe një pike karburanti. Pavarësisht ndërhyrjes se flakëve nuk u kane shpëtuar edhe dy dyqane ne katin e pare te godinës. Sipas policisë shkak është bere shpërthimi i një bombole gazi ne njërën nga banesat.

Shpërndaje          

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›