E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidentohet një 8-vjeçar, e përplasi makina teksa kalonte rrugën

KORCE-Një fëmijë i mitur është aksidentuar rëndë nga një automjet në fshatin Sovjan të Korçës. Fëmija K. Mukollari i moshës 8 vjeç është përplasur nga një automjet teksa kalonte rrugën e fshatit. Fëmija është dërguar në spital në gjendje të rëndë për jetën.

Policia në vendngjarje po heton për zbardhjen e plotë të aksidentit ndërsa është shoqëruar dhe drejtuesi i mjetit.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›