E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidentohet një nga makinat e eskortës së Bujar Nishanit

eskorta-480x258Një nga makinat e eskortës së presidentit Bujar Nishani është aksidentuar në zonën e Plazhit në Durrës.

Në eskortë ka qenë edhe Presidenti Bujar Nishani, pasi ka qenë duke dalë për të lëvizur drejt qytetit të Durrësit.

Burimet thanë se në aksident është përfshirë makina e parë e eskortës së presidentit Bujar Nishani, duke shkaktuar disa dëmtime.

Makina e parë është përplasur me një automjet tjetër që ishte duke lëvizur në rrugë. Një prej personave që ndodheshin në makinën e parë të eskortës është lënduar.

Automjeti, që është bërë shkak i aksidentit, nuk ka parë shenjën e policisë për të ndaluar, ndërsa eskorta ka qenë duke dalë nga vila presidenciale.

Ky është aksidenti i dytë i eskortës së Presidentit. Në 14 shtator të vitit 2012, një prej makinave shoqëruese të presidentit u përfshi në një aksident në Peqin, ku janë plagosur dy shoqërues.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›