E Diel, 1 Nëntor 2026

Ja mëkatet e gjyqtarëve që liruan Prendin dhe Llupon/ U ngritën në detyrë nga Nishani pas 23 qershorit

vrasesit-e-21-janarit-1024x678Njëra prej gjyqtareve ka qenë këshilltare e Eduart Halimit dhe ka dhënë vendimin për lirimin e Ilir Xhakjes

Opinioni publik është irrituar pas vendimit të dhënë nga Gjykata e Apelit për dënimin me vetëm katër vite burg të njerëzve që akuzohen për vrasjet më 21 janar.

Por kush janë gjyqtarët që dhanë vendimin, të cilët gazeta Dita i quan legena, duke theksuar se kjo është një fyerje nga pakujdesia?

Gazetari Artan Hoxha thotë se ata janë njerëz të opozitës së re, të cilët janë ngritur në detyrë pas 23 qershorit me firmën e Bujar Nishanit, i cili në kohën që jepej vendimi, fliste në KLD me zjarr për pavarësinë e gjyqësorit.

Treshja e gjyqtarëve që dha vendimin, thjesht ka marrë guximin dhe kurajën për të firmosur mbi një vendim të servirur nga juristët e ish- kryeministrit, që u largua nga pushteti me votën e 1 milion shqiptarëve, thotë Hoxha.

Pastaj ai analizon gjyqtarët.

Agim Bendo, një njohje e vjetër e kryeministrit të sapolarguar. Një gjyqtar me eksperiencë të gjatë, që nga shekulli i kaluar, që ka qenë protagonist në shumë vendime të rëndësishme në favor të interesave politike të Berishës dhe në dëm të kundërshtarëve politikë të tij. Së fundmi i emëruar gjyqtar i Apelit nga presidenti Nishani më 16 korrik 2013.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe me gjyqtarin tjetër, ish- kryetarin e gjykatës së shkallës së parë në Durrës, Ervin Metalla, i emëruar po në atë datë në Gjykatën e Apelit nga Bujar Nishani.

Pra, menjëherë pas zgjedhjeve të 23 qershorit.

Gjyqtarja e tretë, Evgjeni Sinoimeri, është një gjykatëse me eksperiencë. Për koincidencë, pasi i skadoi mandati si gjyqtare në Gjykatën e Lartë, në muajin gusht 2011, vetëm tre javë pasi Ministër i Drejtësisë ishte emëruar deputeti demokrat Eduart Halimi (të gjithë e mbajnë mend se u vu në këtë detyrë si kryetar i zellshëm i komisionit hetimor parlamentar për ngjarjet e 21 janarit), ajo u caktua në detyrën e këshilltares së ministrit për çështjet e drejtësisë.

Sërish për koincidencë, ajo u përzgjodh nga KLD, e komanduar tërësisht prej Berishës, në detyrën e gjyqtares së Apelit, thotë Hoxha, duke e akuzuar sërish Sinoimerin se ka qenë gjyqtarja e Gjykatës së Lartë që ka dhënë lirinë për Ilir Xhakjen, duke rrëzuar vendimet e shkallëve të para, që e dënonin atë me 21 vite burg.

Më pas Xhakja vrau edhe një kryekomisar./ep

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›