Burgaj pezullon emërimin e Arben Hysenaj si zv.drejtor i Policisë së Tiranës
Drejtori i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, ka pezulluar emërimin e Arben Hysenaj në postin e zëvendësdrejtorit të Policisë së Tiranës.
Burgaj nuk e ka miratuar kërkesën për emërimin e Hysenaj në këtë post, ndërkohë që ende nuk dihen arsyet e këtij vendimi.
Hysenaj u propozua nga ana e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, në këtë post, ku pritej të zëvendësonte Erzen Breçanin. Ky i fundit tashmë është emëruar në Policinë e Dibrës, ku dhe ka nisur nga puna.