E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidentohet per vdekje inspektori demtohet kolegu i tij

PEQIN- Nje aksident i rende eshte regjistruar ne afersi te Pajoves pergjate rruges nacionale Elbasan-Peqin kur nje inspektori i patrulles Qerim Vrapi ka humbur jeten i perplasur nga nje furgon ndersa kolegu i tij Avni Brahja ka pesuar demtime dhe ndodhet ne spitalin kirurgjik te Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur mbremjen e djeshme kur Qerim Vrapi inspektor i Patrulles se Pergjithshme ne Komisariatin e Peqinit ishte duke dale nga shtepia per te shkuar ne pune ne vendin e quajtur Lazaren ne afersi te Pajoves.


Ne anen tjeter te rruges e priste kolegu i tij Avni Bahja me te cilin do te udhetonte drejt Peqinit. Ne kete moment eshte perfshire nga nje furgon i cili ne tentative frenimi eshte perplasur me makinen e parkuar te policit tjeter. Per pasoje inspektori i policise Vrapi ka gjetur vdekjen e menjehershme. Nderkohe kolegu i tij per shkak te demtimeve te pesuara eshte transportuar me nje mjet te rastit drejt spitalit kirurgjik te Elbasanit.


Ne vendin e ngjarjes kane mberritur efektiva te policise rrugore dhe nje ambulance por per te nuk ka pasur asnje mundesi jete. Burime te policise bejne te ditur se nje mjet tip Ford furgon me targa TR6940 I ka perfshire efektivin e rendit dhe me pas eshte perplasur me mjetin e tij tip BMV me targa SI63GKP i drejtuar nga Avni Bahja qe ishte duke pritur kolegun e tij. Nga te dhenat e para dyshohet se shkak i aksidentit ka qene shkelja e rregullave te qarkullimit rrugor. Ekspertet e mberritur ne vendin e ngjarjes per te sqaruar me tej shkaqet e ketij aksidenti fatal. Mesohet se drejtuesi i furgonit Luan Gjoka 32 vjec i eshte nenshtruar edhe testit te alkoolit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›