E Diel, 1 Nëntor 2026

25-vjecari plagos shokun merr peng nje shtetas

Pogradec/ Spartak ela i liruar prej pak ditesh nga burgu eshte qelluar me arme nga Dritan Lushka

POGRADEC- Nje 25-vjecar plagos shokun merr peng nje te ri dhe hap zjarr mbi policine duke i shpetuar ndjekjes se saj. Burime te policise kane sqaruar se ngjarja ka nisur ne rrethana rastesore mbremjen e se dieles ne fshatin Bishnice ne rrethin e Pogradecit ne nje lokal te ketij fshati. Gjithsesi dyshohet edhe nje hakmarrje e mundshme ndaj te plagosurit. Ky i fundit ende nuk mund te flase pasi eshte ne gjendje te rende shendetesore.

Shtetasi Dritan Lushka 33 vjec i liruar vetem 10 dite me pare nga burgu per plagosje eshte futur ne konflikt me shokun e tij te tavolines shtetasin Spartak ela 25 vjec banor i qytetit te Pogradecit. Si pasoje e krismave ka mbetur i plagosur 33-vjecari Lushka. Nderkaq autori i kesaj tentative vrasjeje qe ka perfunduar me nje te plagosur ne gjendje kome ka mundur te largohet nga vendi i ngjarjes. I shpalluri ne kerkim Spartak ela ka marre peng nen kercenimin e armes shtetasin me inicialet E.R. bashke me mjetin e tij duke e detyruar ate te udhetoje me shpejtesi ne destinacionin qe kerkonte.


Me pistoleten ne koke 25-vjecari ka udhetuar ndersa autori i ngjarjes ka qelluar disa here ne ajer para se te binde drejtuesin e mjetit te shkoje me te. I riu ka udhetuar me makine ndersa ka qene deshmitar kur ela ka sulmuar policine ne nje postblllok jo shume larg qendres se Pogradecit gjate kohes kur blute kane kerkuar te ushtronin nje kontroll te zakonshem. Nga zjarri i hapur ne menyre te befte nuk jane regjistruar te demtuar. ela me pas ka braktisur mjetin dhe te riun qe mori peng.

Policia ben te ditur se ka gjetur ne vendin e pare te ngjarjes ne lokalin e fshatit Bishnice 9 gezhoja plumbash te nje pistolete. Nderkaq dhe ne vendin ku ka rrembyer drejtuesin e mjetit bashke me makinen e tij jane gjetur 6 gezhoja si dhe nje pistolete e tipit TT. Por disa gezhoja te tjera jane gjetur dhe ne postbllokun e policise ku eshte qelluar ndaj ketyre te fundit. Megjithese kerkimet intensive per kapjen e 25-vjecarit jane te shumta nuk eshte bere e mundur ndalimi i tij. Ai akuzohet per vrasje me dashje te mbetur ne tentative rrembim ose mbajtje peng personi armembajtje pa leje si dhe kundershtim i punonjesit te rendit publik.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›