Ndalohet treni malazez transportonte municione drejt Shqiperise

Shkoder 29 dhjetor NOA-Policia e Shkodres ka ndaluar nje tren qe transportonte arme nga Mali i Zi drejt Shqiperise.
Ne drejtorine e Migracionit te Shkodres eshte
marre informacion se ne stacionin e Bajzes ka mberritur nga Mali i Zi nje tren
me 16 vagona 3 prej te cileve ishin te ngarkuar me skrap.
Nga kryerja e veprimeve te para hetimore ka rezultuar se treni i linjes Tuz Mali
i Zi- Bajze Malesi e Madhe ka hyre ne stacionin e Bajzes me 5 drejtues
shtetas te huaj.
Nga kontrolli fizik i ushtruar eshte konstatuar se ne njerin vagon te ngarkuar
me skrap kishte municione luftarake djegore te montuara ne predha te cilat
ishin te shperndara ne menyre te crregullt se bashku me pjesen tjeter te
skrapit.
Nen vepren e Trafikimit te armeve dhe municionit u ndaluan shtetasit qe ishin
ne kete mjet dhe Prokuroria nisi hetimet per te zbardhur ngjarjen.