Identifikohet viktima e Belshit ishte zhdukur prej tre dites

E merkure 29 dhjetor NOA- Update Viktima e gjetur ne liqenin e Thanes rreth 1 ore me pare eshte identifikuar.
Viktima quhet Fabjol Haxhillari dhe eshte i moshes 21 vjec. Burimet zyrtare policore konfirmojne per agjencine e lajmeve NOA se viktima ishte zhdukur prej tre ditesh nga familja e cila nuk kishte marre asnje lajm prej tij.
Nderkaq sipas te dhenave paraprake mesohet se vdekja e te riut ka ardhur ose si rrjedhoje e te ftohtit ose si rrjedhoje e pijes se tepert qe mendohet te kete konsumuar viktima Haxhillari.
Viktima u gjet nga nje bari i cili po kulloste bagetite e tij. Bariu porsa dalloi trupin e viktimes njoftoi menjehere policine.
a.y/NOA