E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidentohet vajza e Whitney Houston

SHBA - Vajza e këngëtares së ndjerë, Whitney Houston, Bobbi Kristina është rikthyer në vëmendjen mediatike, por kësaj here për një aksident me makinë.

Bobbi Kris, e cila shpesh qëndron në kryetitujt e medieve rozë për gjera negative, kësaj here është përfshirë në një aksident automobilistik me të dashurin e saj.

Makina e tipit Camaro e 2012-ës, drejtohej nga vëllai i saj i adoptuar, njëherësh edhe i dashuri i saj, Nick Gordon, ndërsa Bobbi Kris ishte pasagjere. Nuk ka të dhëna për rrethanat e aksidentit.

Fatmirësisht të dy kanë shpëtuar pa lëndime, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›