Shemben dy banesa 300-vjeçare në Korçë
KORCE - Ndonëse në 100-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, skandalet me monumentet e kulturës në Korçë duket se nuk kanë fund. Pas zhdukjes së pikturave nga Galeria e Arteve "Guri Madhi" në Korçë dhe shembjes së "Shtëpisë së Flamurit", këtë herë pjesë e "masakrës" kulturore janë bërë ndërtesat historike të pazarit karakteristik të Korçës. Edhe pse është konsideruar si një ndër objektet me vlera të rralla historike që e ka fillesën e tij në shek e XVIII, pazari karakteristik i Korçës, të cilit tashmë vetëm emri i ka mbetur i tillë, është duke u shkatërruar çdo ditë dhe më tepër. Ndërsa nga njëra anë në këtë pazar janë duke u zhvilluar punime për restaurimin e tij, nga ana tjetër degradimet dhe shpesh herë dora e njeriut po rrënojnë vlerat kulturore dhe arkitektonike të tij. Gjatë mesditës të së mërkurës janë shembur muret e dy ndërtesave historike,(monumente kulture të kategorisë së parë) duke paraqitur rrezik serioz për banorët që jetojnë aty pranë. Sipas banorëve të cilët kanë konstatuar të parët shembjen ngjarja ndodhi rreth orës 12:00, ndërsa shumë pranë ndërtesave kanë qenë duke luajtur fëmijë. Fatmirësisht, nuk ka pasur të lënduar. Ka qenë zhurma e madhe e shembjes së menjëhershme e njërës prej godinave ajo që ka alarmuar banorët, të cilët teksa kanë dalë nga ambientet e tyre kanë vënë re pirgje masive me gurë. Këto banesa kanë qenë të pabanuara për shkak të amortizimit. "Isha brenda në shtëpi kur dëgjova një zhurmë të madhe, kisha djalin 2 vjeç jashtë që po luante me disa fëmijë të tjerë dhe u tmerrova dhe dola menjëherë. Ata ishin duke luajtur aty para ndërtesave. Unë jam ngjitur me këtë shtëpi dhe jetoj këtu. Frika më ka hyrë në palcë", - thotë njëra prej banoreve të zonës. Sipas banorëve, aty nuk jetonte njeri pasi ndërtesa ishte shumë e amortizuar, por në fakt shembja e saj e menjëhershme ishte e pakuptueshme. "Ne dëgjuam vetëm kur ranë gurët ndërsa ndërtesës tjetër i janë hequr tullat një nga një. Nuk di ç'të them, policia duhet të gjejë edhe shkakun e kësaj ngjarjeje. Unë nuk e mohoj faktin që ishin ndërtesa të amortizuara, por shembjen e saj nuk arrij ta perceptoj", - thotë banorja Teuta Lale. Banorët e pazarit shprehin dyshime për një rrëzim të qëllimshëm të banesave karakteristike. Ndërkaq, korçarët thonë se ndërtesave nuk u kanë lënë dyer, kyçe, dritare pa vjedhur, pasi i mbaruan këto edhe qepenat e dyqaneve që ndodhen këtu, tashmë i hynë mureve. "Policia të zbardhë ngjarjen këtë duam, se do flemë jashtë, nga frika", - tha Teuta Lale, banore e zonës muzeale në pazarin karakteristik të Korçës. Nga ana tjetër, edhe pronarët e këtyre ndërtesave apelojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes, duke pretenduar se shembja ka qenë e qëllimshme. Sipas tyre, këto ndërtesa nuk mund të prishen kështu, edhe pse janë vërtetë të amortizuara. Ata hedhin dyshime se janë hajdutët e skrapit që nuk po i lënë "as nam e as nishan" këtij pazari e për këtë arsye kërkojnë të zbardhet e vërteta.
Policia
Ngjarja e paprecedent ka alarmuar edhe policinë e Korçës e cila është vënë menjëherë në lëvizje dhe pasi ka mbërritur në vendin e ngjarjes ka konfirmuar edhe nisjen e hetimeve. Sipas burimeve policore janë marrë në pyetje dëshmitarë të ngjarjes, por edhe pronarët e banesave për të hedhur dritë më tepër në lidhje me shembjen e banesave karakteristike, monumente kulture të kategorisë së parë. Gjithashtu sipas të njëjtave burime, mësohet se policia është duke hetuar në dy pista atë të shembjes së godinave për shkak të amortizimit, apo shembjes së qëllimshme për arsye përfitimi, nga persona që merren me nxjerrjen e hekurit. Sipas të dhënave mësohet gjithashtu se në vendngjarje kanë mbërritur edhe ekspertë të urbanistikës, të cilët kanë bërë edhe ekspertizën, për të vërtetuar edhe shkakun e vërtetë të shëmbjes së tyre. Megjithatë, nga vëzhgimet në terren, policia tha se janë konstatuar edhe dy banesa të tjera historike me mure të rrënuara, të cilat dyshohet të jenë shembur pak javë më parë. Ndërkaq për të gjitha rastet, policia ka njoftuar edhe Drejtorinë e Monumenteve të Kulturës e cila ka në varësi të drejtpërdrejtë zonën muzeale të pazarit karakteristik.
Drejtoria e Monumenteve
Në lidhje me ngjarjen, Drejtoria Rajonale e Monumenteve të Kulturës në Korçë nuk ka pranuar të japë shpjegime. Sipas të dhënave mësohet se sot, një grup i posaçëm pune do të bëjë fillimisht verifikimet në terren dhe më pas do të japë shpjegime për shembjen e godinave historike monumente kulture të kategorisë së parë.
Historiku
Pazari i Korçës është monument kulture i kategorisë së parë, i cili e ka fillesën e tij në shek XVIII. Ansambli arkitektonik përbëhet nga 70 ndërtesa. Ndërtimi i tij përkon dhe me periudhën që njihet si zhvillimi dhe lulëzimi i qendrës së qytetit të Korçës. Fillimisht tregtarët e parë kanë qenë ata voskopojarë të cilët u pasuan nga tregtarë të tjerë nga e gjithë Shqipëria. Pazari i Korçës është monumenti më i madh tregtar, arkitekturor, historik, kulturor, social, ekonomik, madje dhe urbanistik i qytetit juglindor. Ky pazar u bë i njohur për tre hanet e tij, "Hani me dy Porta", "Hani i Manastirit" dhe "Hani i Gjelit ku "bujtnin' udhëtarë nga i gjithë Ballkani. Karakteristike e tij përveç ndërtesave dhe stilit të tyre është edhe kalldrëmi i punuar me gur të zi në mënyre artizanale, nga gurgdhendësit e Oparit. Asaj kohe, ky pazar është djegur tre herë dhe megjithatë sërish është u kthye në identitet. Gjatë periudhës së komunizmit vlerat e tij që janë konsideruar si unikal në Ballkan dhe janë ruajtur me fanatizëm duke e shpallur dhe monument kulture të kategorisë së parë. Prej vitit 2000 në pazarin e Korçës, bashkia e asaj kohe lejoi të zhvillonin aktivitetin 200 shitës ambulantë duke degraduar edhe vlerat e tij. Nga ana tjetër mungesa e investimeve nga ana e Ministrisë së Kulturës ka sjellë edhe degradimin e ndërtesave. Ndërkaq, Bashkia e qytetit juglindor është duke zbatuar një projekt të Komisionit Europian me vlerën e 1 milion eurove e cila parashikon restaurimin e kalldrëmeve, kanalizimet e ujërave të zeza dhe të bardha, si dhe rikonstruksionin e fasadave të këtyre ndërtesave.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)