Aksidentoi tetë vjeçarin, arrestohet i dehur drejtuesi i mjetit

Fier, 1 prill, NOA Një 34 vjeçar nga qyteti
i Patosit është arrestuar mbrëmjen e djeshme pas një aksidenti të ndodhur në rrugën
Seman-Fier. Nikolai Hoxha, 34 vjeç ka aksidentuar dje në orën 19:00 tetë vjeçarin
me inicialet I.S. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Seman Fier, në
vendin e quajtur Hoxharë e Vjetër.
Drejtuesi i mjetit tip BENZ me targë FR 3041 D, përveç shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, ka qenë dhe i dehur.
Për pasojë, nga aksidenti ka pasur dëmtime serioze tetë vjeçari I.S. Pas ndihmës së parë mjekësore që i është dhënë në spitalin e Fierit, ai është dërguar në mënyrë urgjente në Spitalin Ushtarak në Tiranë, ku po merr mjekimet përkatëse.
Për drejtuesin e mjetit rëndojnë dy akuza, ajo e Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor dhe Drejtim i mjetit në gjendje të dehur.
m.xh/NOA