Mjeku zhduku kartelën mjekësore
31/03/2010 Në gjyqin e Xhevair Hoxhallarit 4 ekspertë mjekë-ligjorë lexuan autopsinë e vajzës
Vdekja nga gabimi i mjekut, 17-vjeçarja u operua 2 centimetra më larg vendit të duhur
TIRANË- Dy vjet pas vdekjes së 17-vjeçares Matilda Petrti, Xhevahir Hoxhallari, mjeku i ORL-së ende nuk di se ku gaboi, ndërkohë që autopsia fajëson atë vetë. Ndërkaq, zhduket edhe kartela mjekësore e vajzës. “Shkaku hemorragjik që çon në tkurrjen e enëve të gjakut. Transfuzioni nuk u aplikua”, kanë shpjeguar mjekët-ligjorë. Më tej në shpjegimin e tyre ekspertët thanë se “Imagjinoni një tub ujësjellësi që vjen nga depo ose burimi i ujit të ketë këputje të segmentit nga i cili vjen, atëherë do të kemi derdhje. Kjo gjë ka ndodhur vetëm në anën e majtë, pasi në të djathtën nuk ndodhi kjo gjë. Kjo derdhje ka ardhur në ndërhyrjen e datës 15 prill. Në ndërhyrjen e datës 6 prill nuk është prerë ena e gjakut, dëmtimi përfundimtar është më datën 15 prill. Këtë ditë janë hequr qepjet që janë vënë nga ana e mjekëve të Korçës. Ajo që ne kemi konstatuar është se ka ndodhur kalbëzimi i indeve dhe ne nuk mund të themi ka pasur qepje apo jo nga ana që ka rrjedhur gjaku. Në anën e djathtë ndërhyrja ka qenë korrekte. Peshën kryesore e lëmë te data 15, por kjo gjë ka ardhur më parë. Në datën 6 kemi një dëmtim të pjesës së jashtme. Qepjet qenë vendosur në ind të kalbëzuar, gjë që nuk ka ndodhur në anën e djathtë. Ndërhyrjet traumatike mjekësore kanë qenë të vazhdueshme dhe nuk ka pasur mundësi për rigjenerim të indeve pas heqjes së tyre. Rigjenerimi i indeve ndodh pas një jave, por kjo gjë nuk është e prerë. Është bërë një vizitë sipërfaqësore në Pogradec. Nëse do kishte fenomene vaskulitet duhet ta kishte bërë nga i pandehuri në Pogradec. Është trajtuar si një rast pa probleme të shoqërueshme”.
Ekspertiza
Gjatë seancës së djeshme gjyqësore në të cilën ishin të pranishëm edhe katër mjekë-ligjorë, Fatos Sinani, Gjergji Syko, Elmaz Shaqiri dhe Admir Sinamati, ky i fundit zëvendësdrejtori i mjekësisë ligjore, i pandehuri, është përpjekur ta largojë përgjegjësinë nga vetja. Por mjekët-ligjore në argumentet e tyre kanë shpjeguar të pandehurit se ka pasur kohën e mjaftueshme për të gjetur se ku ishte gabimi i tij. Në 68 përgjigjet për pyetjet e të pandehurit dhe akuzës, mjekët-ligjore kanë argumentuar gabimet e mjekut Hoxhallari, të cilat çuan edhe në vdekjen e 17-vjeçares nga Pogradeci. Në seancë mjekët kanë akuzuar kolegun e tyre se ka vepruar duke mbivlerësuar situatën, si dhe ka pasur kohën e duhur për të gjetur se nga çfarë vuante ajo. Ekspertët duke u bazuar në autopsinë që i është kryer vajzën më 28 prill, 13 ditë pas vdekjes së saj, kanë shpjeguar se gabimi i mjekut ka qenë në 2 centimetra në bajamen e majtë. Ata e kanë shpjeguar situatën duke e krahasuar me një tub uji. Ndërkohë që ata kanë shpjeguar se të gjitha veprimet e tyre janë bazuar edhe në kartelat mjekësore, të cilat nuk kanë pasur të dhëna të pasqyruara në to.
Nëna e Petritit: Na mashtroi
Debatet mes katër mjekëve-ligjore dhe të pandehurit Hoxhallari kanë sjellë edhe acarimin e të afërmve të Matilda Petritit. Nëna e saj, e cila ndodhej në një nga stolat e seancës gjyqësore, është ngritur në këmbë dhe i kanë bërë me dije gjykatës se “na mashtroi i poshtri, kishim mundësi ta çonim edhe në Amerikë. As makinë nuk na dha kur vdiq, por e morëm më krah, e hodhëm në një karrocë dhe e shpunë në mjekësinë ligjore”, kanë deklaruar ata dje. Në fund ajo i ka bërë me dije se nuk i vinte hiç keq për të pandehurin pas humbjes së vajzës. Historia e 17-vjeçares Matilda Petriti fillon më 6 prill 2008, pas një operacioni në bajame të kryer nga mjeku Xhevahir Hoxhallari në klinikën e tij private në Pogradec. Për shkak të komplikacioneve të krijuara, më 15 prill Petriti u soll në QSUT, nuk mund t’i mbijetonte dot hemorragjisë së madhe që kishte. Pas kësaj ngjarjeje të afërmit e saj akuzuan mjekun. Prokuroria e Tiranës nisi hetimet në ngarkim të tij për veprën penale të “mjekimit të pakujdesshëm me pasojë vdekjen”.