E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidentoi për vdekje 15-vjeçarin, arrestohet autori

Kavajë- Policia e Kavajës ka vënë në pranga një 23-vjeçar, të akuzuar për aksidentimin me vdekje të një adoleshenti.

Sipas burimeve zyrtare të policisë mësohet se në Kavajë është kryer arrestimi në flagrancë i shtetasit Adriatik Balliu, 23-vjeç, lindur në Pogradec dhe banues në Rrogozhinë.

“Arrestimi i tij u krye pasi duke drejtuar mjetin tip kamion, me targa KJ 8204 A në autostradën Rrogozhinë-Durrës, në afërsi të varrezave Kavajë, ka aksidentuar me pasojë vdekje një 15 vjeçar, me inicialet K.H”- thanë të njëjtat burime.

Nga hetimet për ngjarjes, ka rezultuar se drejtuesi i kamionit në rrugë e sipër ka goditur motorçikletën tip “Piaggio”, e cila i ka ndërprerë rrugën e për pasojë është aksidentuar me vdekje drejtuesi i mortorçikletës.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale të “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›