Deputeti i PDK-së, Tola del nga greva e urisë
Tiranë-Deputeti i Partisë Demokristiane, Ymer Tola, ka lënë sot grevën e urisë. Lajmin e konfirmoi edhe Ministria e Shëndetësisë e cila bëri të ditur se Tola ndodhet nën kujdesin e mjekëve pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Terzeza”.
Rreth 14:00 të ditës së sotme Tola është shtruar në spital pas probleme të rishfaqura me shendetin e tij. Deputeti e ndërpreu grevën në ditën e nëntë të saj, pas rekomandimit të mjekëve të cilët e këshilluan të merrte ndihmën e parë në spital dhe të mos i rikthehej më grevës së urisë.
Ndërsa në sallën e Kuvendit 9 deputetët e tjerë po vazhdojnë të qëndrojnë brenda për të pritur nisjen e seancës plenare.
Mbështetësit e LSI dhe PDK kanë parajmëruar protesta në momentin kur në Kuvend do të kalojë për miratim Kodi i ri Zgjedhor.