E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidentoi për vdekje shoferin e autobusit, në pranga autori

Policia e Kavajës ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit Bardhyl Çikalleshi, 48 vjec, banues në fshatin Karpen Kavajë, i paisur me leje drejtimi Italiane PC 5072644U, dt.14.11.2002, e klasit "B".
 

Arrestimi i tij u krye sepse me dt.16.08.2012, ne oren 15:10, ne aksin rrugor Kavaje-Mali i Robit ne rrugen dytesore ne vendin e quajtur Qerret, duke drejtuar mjetin fuoristrade i markës Misubish, me ngjyre te zeze, me targe BZ 686 HX, ka goditur duke aksidentuar kembesorin shtetasin Ritvan Naska, banues në Gramsh, i cili po kalonte rrugen dytesore nga krahu i djathte per ne te majte.
 

Si pasoje e ketij aksidenti ka gjetur vdekjen shtetasi Ritvan Naska. Per te gjitha veprimet u njoftua prokurori i gatshem,ndërkohë që materialet do t``i kalojnë Prokurorisë Kavajë, për veprën penale të Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, parashikuar nga neni 290 i K.P.
 

Po ashtu është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit Alban Bujar Gjuzi, 24 vjec, banues në Rrogozginë, i dënuar 4 herë për vjedhje pasurie.
 

Arrestimi i tij u bë pasi rreth orës 10.00, ka qënë i shoqëruar në ambjentet e Postës së Policisë Rrogozhinë si i dyshuar për vjedhje motorrash dhe gjatë kontrolit personal i është gjetur dhe sekuestruar 7 gram material bimorë me ngjyrë të gjelbër, i thatë, i dyshuar narkotikë i llojit Cannabis Sattiva.
 

Materialet për të, do t``i referohen Prokurorisë për Prodhimim dhe shitje të lëndëve narkotike. Neni 283 i Kodit Penal.
Komisariati i Kavajës ka arrestuar gjithashtu shtetasit:

-Saimir Tahiri, 18 vjec, banues ne Rrogozhine, i denuar me pare 5 herë per vjedhje,
- Alban Gjuzi, 24 vjec, banues në Rrogozginë, i dënuar 4 herë për vjedhje pasurie.
 

Arrestimi i tyre u krye sepse në bashkëpunim me njëri- tjetrin në orët e para të mëngjezit, në Rrogozhinë, kanë vjedhur një motorr, në pronësi të një shtetasi dhe po gjatë natës kanë vjedhur banesen e një tjetër shtetasi duke marrë sende elektroshtëpiake. Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar sendet e vjedhura. Materialet do ti kalojne Prokurorise.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›