Përleshje me armë, policia e Tiranës proçedim penal për 4 shtetas

Policia e Tiranës ka nisur procedim penal mbi 4 - shtetas për veprat penale të “Vrasjes me dashje të ngelur në tentativë” e kryer në bashkëpunim, “Mbajtjes pa leje të armëve luftarake” si dhe “Mos kallzim krimi”, dhe është marrë masa e arrestit për shtetasit :
- Aldi Horanlli, 28 vjec, banues në Tiranë,
- Eduart Omeri, 40 vjec, banues në Tiranë, i dënuar më parë për "Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë".
Ndërkohë që u shpallën në kërkim shtetasit, tashmë të identifikuar :
K.Horanlli, 25 vjec, banues në Tiranë.
F.Garuja, 39 vjec, banues në fshatin Sauk Tiranë,
Këta shtetas mbrëmë rreth orës 23.45 në vendin e quajtur “Lagjia e Re”, pranë Kopshtit Botanik, Komuna Farkë Tiranë, pas një konflikti të çastit për motive të dobta përmes shtetasve Aldi dhe Kristo Horanlli dhe shtetasve Eduart Omeri dhe Fatmir Garuja, ky i fundit ka qëlluar me armë automatike duke tentuar të vrasin njëri- tjetrin.
Për pasojë është plagosur shtetasi Eduart Omeri ( i cili gjendet i shtruar në Spitalin Ushtarak jashtë rrezikut për jetën).Ndërkohë është arrestuar në flagrancë shtetasi Aldi Horanlli i dyshuar për veprat penale “Vrasjes me dashje e mbetur në tentativë”, “mbajtjes pa leje të armëve luftarake” po kështu është shpallur në kërkim vëllai i tij shtetasi Kristo Horanlli.
Gjithashtu është arrestuar në flagrancë dhe shtetasi Eduart Omeri për veprën penale të “Moskallzimit të Krimit” dhe është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij Fatmir Garuja i dyshuar si autor për veprën penale” Vrasje me dashje e mbetur në tentative”. Nga ana e policisë po punohet për kapjen e personave të shpallur në kërkim për këtë ngjarje.
Nga Strukturat për Krimet e Rënda dhe Komisariati i Policisë Nr.1 Tiranë, janë kryer veprimet e para hetimore e proceduriale, ndërkaq materialet do t`i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për hetime të mëtejshme.