E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tepelenë, dogjën 5 hektarë kullotë, arrestohen

“Fori Pashai dhe Nuri Llakbarjami, përkatësisht 64 dhe 62 vjeç, nga fshati Krahës (Tepelenë), u arrestuan pasi ekspertët e kriminalistikës vërtetuan me prova shkencore zjarr të qëllimshëm”, thuhej në komunikatën e policisë. 

Të njëjtat burime thanë se si pasojë e zjarrit të djeshëm u dogjën 333 rrënjë ullinj shumëvjeçare, si dhe 400 metra tubo llastiku  uji në pronësi të banorëve të fshatit Krahës. 

Policia specifikoi se zjarri ka rrezikuar seriozisht edhe disa shtëpi të fshatit Krahës, por ndërhyrja e menjëhershme e zjarrfikësve dhe mobilizimi i banorëve shmangu dëmet materiale.  Ky është i treti rast që policia e qarkut të Gjirokastrës arreston në flagrancë zjarrvënës.  /Start/

                                                                                             2012-08-17 11:05
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›