E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidenton për vdekje 19-vjeçarin, largohet

Gazeta Shqip

Pogradec – Një 19-vjeçar ka humbur jetën dje paradite në fshatin Gështenjas të Pogradecit. Mësohet se i riu ka qenë duke kaluar rrugën me biçikletë kur është përplasur për vdekje nga një mjet që udhëtonte me shpejtësi. Policia ka mundur të identifikojë viktimën, ai është Ilirjan Hyzellari. Po sipas burimeve të policisë, viktima është lënë në rrugë pas aksidentit, ndërsa mjeti që e përplasi është larguar nga vendngjarja. Hetimet për këtë ngjarje të rëndë vijojnë, për të identifikuar mjetin dhe autorin që përplasi për vdekje 19-vjeçarin.

Aksidenton për vdekje 19-vjeçarin, largohet burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›