E Diel, 1 Nëntor 2026

Përplasen dy mjete, plagosen 4 persona

Gazeta Shqip

Shkodër – Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur dje paradite në Shkodër, ndërsa 4 persona kanë mbetur të plagosur. Sipas të dhënave të para nga vendngjarja, mësohet se aksidenti ka ndodhur nga përplasja e një mjeti tip Volkswagen me targë AA 315 CO me një mjet Benz, duke lënë të plagosur personat që udhëtonin në to. Bëhet me dije se të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Shkodrës, ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie që po hetojnë për shkaqet e aksidentit.

Përplasen dy mjete, plagosen 4 persona burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›