E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidenton për vdekje një këmbësore, prangoset 36-vjeçari

Kavajë, 24 qershor NOA Aksidenton për vdekje një këmbësore, arrestohet nga policia 36-vjeçari.

Ngjarja ndodhi dje, kur Mirand Bisku, 36-vjeç, lindur në Ballej, komuna Gosë dhe banues në Durrës, ka qenë duke qarkulluar në superstradën Kavajë- Rrogozhinë, me automjetin kamionçinë tip Iveco, me targa CP 467 YP, ka humbur kontrollin e drejtimit dhe për pasojë ka aksidentuar me vdekje një këmbësore, rreth moshës 45 - 50 vjeçe i e cila ende nuk është identifikuar.
Në vendin e ngjarjes mbërritën hetuesit e aksidenteve për të bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes ndërsa pas kryerjes së të gjitha veprimet proçeduriale policia çoi në qeli 36-vjeçarin, për veprën penale të Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.

Ndërkohë që trupi i pa jetë i gruas i transportua në morgun e spitalit në pritje të identifikimit.

k.k/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›