E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksion antidrogë, arrestohen dy të rinj në Vlorë

VLORË- Dy persona janë arrestuar nga policia, pasi u kapën me një sasi lënde narkotike të llojit heroinë. Sipas policisë së Vlorës, shtetasit Adriatik Lutaj, 20 vjeç dhe Rikelv Alimuçi, 23 vjeç u ndaluanë në kuadër të operacionit të koduar Rinia.

Pas, kontrollit fizik që iu bë në orën 18:00, në lagjen “Isa Boletini”, shtetasit Adriatik Lutaj atij iu gjet një pako me pluhur e dyshuar si ajo e llojit Heroinë me peshë gjysëm kilogram, të cilën dyshohet ta ketë blerë te shtetasi Rikelv Alimuci- thanë burimet e policisë.

Më tej, u bë kontroll në banesën e shtetasit Rikelv Alimuci ku u gjet edhe një sasi e vogël hashashi dhe 2.1 gr pluhur i bardhë i dyshuar si Kokainë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›