PD, ankimim në Kolegj për mandatet e Këshillit Bashkiak

Partia Demokratike depozitoi sot pranë Kolegjit Zgjedhor ankimimin për konstituimin e Këshillit Bashkiak të kryeqytetit.
Gjatë pasdites së djeshme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk arriti të miratojë për shkak të mungesës së kuorumit (5 vota) projektvendimin për shpërndarjen e mandateve për Këshillin e Bashkisë Tiranë, për zgjedhjet vendore të 8 majit.
Sipas tabelës përmbledhëse të KQZ-së për Tiranën, në bazë të votave të marra në zgjedhjet vendore të 8 majit, koalicioni i djathtë "Aleanca për Qytetarin" do të ketë 28 vende në Këshillin Bashkiak, ndërsa koalicioni i majtë "Aleanca për të Ardhmen" do të ketë 27 vende. /Start/
2011-07-12 16:13