Kukan: Vendimi i Kolegjit duhet pranuar nga palët

Në një intervistë për një nga televizionet e Tiranës, Kukan theksoi se vendimi i Kolegjit Zgjedhor duhet pranuar nga palët, pasi institucionet në Shqipëri janë të ligjshme.
“Në Shqipëri ka institucione të ligjshme, të cilat janë të përgjegjshme për vendimet që marrin. Unë mendoj se është e domosdoshme që vendimet të pranohen, për t’u përqendruar tashmë në agjendën europiane, për t’u marrë me 12 kriteret që janë përcaktuar për Shqipërinë. Forcat politike duhet të jenë në nivelin e kërkesave të kohës për të komunikuar me njëra-tjetrën dhe për të diskutuar në frymë dialogu problematikën aktuale politike që kanë mes tyre”, deklaroi Kukan në një intervistë për AS.
Paralelisht me këto këshilla, ai propozoi edhe ribërjen e Kodit Zgjedhor, në mënyrë të tillë që të rritet besimi i palëve dhe historia e zgjedhjeve pa standarde të marrë fund njëherë e mirë në Shqipëri.
“Mendoj se ka ardhur vërtet koha për të mbyllur njëherë e përgjithmonë këtë histori që përsëritet në çdo palë zgjedhje. Pra, është e domosdoshme të përgatiten ligje më të mira për zgjedhjet, të cilat të jenë në përputhje me rekomandimet e ODIHR-it. Kjo do të ishte garancia që situata negative me zgjedhjet, të përfundonte njëherë e mirë”, theksoi Kukan.
Kreu i Delegacionit të PE-së për Evropën Juglindore theksoi në fund, se palët politike në Shqipëri duhet të piqen për të treguar se interesi parësor është ai i qytetarëve të saj, i cili lidhet me integrimin. /Start/
2011-07-13 08:51