E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksion kërkim-shpëtimi në Malin e Çikës, evakuohen me helikopter tre turistë gjermanë të bllokuar në terren shkëmbor

Një operacion kompleks kërkim-shpëtimi ka përfunduar me sukses në zonën e Malit të Çikës, ku tre turistë me shtetësi gjermane mbetën të izoluar mes terrenit të thyer shkëmbor. Ndërhyrja e menjëhershme e mjeteve ajrore mundësoi nxjerrjen e tyre të sigurt pas disa orësh përpjekjesh në kushte të vështira terreni.

Dërgimi i sinjalit të ndihmës dhe ndërhyrja ajrore

Të rinjtë gjermanë kishin humbur orientimin gjatë eksplorimit në mal dhe, e pasur të pamundur dalje me forcat e tyre nga zona e thyer, lëshuan një sinjal emergjence SOS. Pas marrjes së njoftimit, strukturat e shpëtimit lokalizuan vendndodhjen e tyre precize dhe dërguan helikopterin për të realizuar evakuimin nga ajri.

“Operacioni i kërkim-shpëtimit zgjati rreth katër orë dhe u zhvillua në një terren tepër të vështirë. Pas lokalizimit të tyre, tre të rinjtë u nxorën me helikopter dhe u transportuan drejt Qendrës Shëndetësore të Palasës, ku morën ndihmën e parë mjekësore.”, raporton gazetrja e RTSH 24.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›