E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Aksion masiv anti drogë në Vlorë e Fier

Policia shqiptare ka nisur një operacion masiv antidrogë nga toka dhe deti në Fier dhe Vlorë, njoftojnë burime mediatike.

Ajo ka angazhuar FNSH, Delta Forcë dhe Policia Kufitare.

Zona ku zhvillohet operacioni  është nga hidrovori i Vlorës, pylli i Poros, Delisuf, grykëderdhje e Vjosës, por dhe në bregdetin e Semanit. 

Policia ka gjetur një motoskaf dhe një furgon të cilët dyshoheshin se po përdoreshin për trafik droge.

Ende nuk ka të dhëna nëse janë kapur sasi droge dhe se bëhet fjalë për transport ndërkombëtar droge drejt vendeve fqinje.

Operacioni po vazhdon.

/ rtsh.al /

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›