E Enjte, 5 Nëntor 2026

Aksion pastrimi në Kashar, Veliaj: Atdhetar është ai që kujdeset për vendin ku jeton

Qytetarë të shumtë, përfaqësues të shoqërisë civile, aktivistë të çështjeve ambientalistë, i janë përgjigjur sot thirrjes së Bashkisë së Tiranës për të pastruar në zonën e Kasharit.

Kryebashkiaku Erion Veliaj publikon foto në të cilën gjithë zona është rehabilituar nga mbetjet e hedhura pa kriter.

“Aksion pastrimi në Kashar.  Atdhetar është ai që kujdeset për vendin ku jeton! Bravo”, shkruan Veliaj. 

Ndërkohë që në ndihmë të tyre kanë qenë edhe ndërmarrjet e bashkisë të cilat janë angazhuar kryesisht në largimin e mbetjeve inerte./rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›