Nëshkruhet Protokolli i Bashkëpunimit midis Universitetit “Eqrem Çabej” dhe Universitetit të Janinës

Është nënshkruar sot Protokolli i Bashkëpunimit midis Universitetit “Eqrem Çabej” në Gjirokastër dhe Universitetit të Janinës, i cili do të nxisë modernizimin e programeve universitare, punën kërkimore shkencore, shkëmbimin e studentëve dhe pedagogëve, si dhe pjesëmarrjen në programe të përbashkëta evropiane dhe ndërkombëtare.
Ministrja e Arsimit Evis Kushi shprehet besimplotë që ky bashkëpunim do të sjellë jo vetëm zhvillim akademik e universitar, por do të ketë impakt edhe në zhvillimin social, kulturor dhe ekonomik për Gjirokastrën dhe gjithë rajonin.