Imzot Angelo Massafra uron për pashkët katolike: Ta bëjmë Shqipërinë të jetueshme pa ryshfet e korrupsion!

Në fjalën që mbajti gjatë meshës në Shkodër me rastin e Pashkëve Katolike, Imzot Massafra kërkoi nga shqiptarët të largojnë mllefin dhe dëshirën për ryshfet dhe korrupsion, por të fokusohen në bërjen e transparencës për ta bërë Shqipërinë një vend më të jetueshëm.
“Sot më shumë se kurrë duhet ta shpallim zotërinë e Krishtit të ngjallur në këto kohë kur po përshkojmë errësirën e vdekjes të shkaktuar nga luftërat që po i vënë flakën planetit tonë, në veçanti nga lufta e pakuptueshme i Rusisë kundër Ukrainës, ndërsa ende nuk kemi dalë përfundimisht nga errësira e thellë e një pandemie globale.
Le të heqim mllefin nga zemrat tona, të heqim, njëherë e përgjithmonë dëshirën për të shfrytëzuar tjetrin me rryshfet dhe korrupsion, le të bëjmë secili detyrën e vet me korektes, transparencë e drejtësi, pa kerkuar asgjë që nuk na takon me ligj!” tha ndër të tjera imzot Masafra.