E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksione pastrimi përgjatë vijës bregdetare në Shkodër, Fier, Lezhë, Vlorë dhe Durrës

TIRANË, 19 shtator /ATSH/ Dita Ndërkombëtare e Pastrimit të Bregdetit bashkoi stafet e Administrtave të Zonave të Mbrojtura Shkodër, Fier, Lezhë, Vlorë dhe Durrës në aksione pastrimi dhe ndërgjegjësimi përgjatë vijës bregdetare. Aktivitetet u zhvilluan në bregdetin e Velipojës, pjesë e Peizazhit Ujor-Tokësor të Mbrojtur “Lumi Buna–Velipojë”; në Plazhin e Divjakës, pjesë e Parkut Kombëtar “Divjakë–Karavasta”; në grykëderdhjen e Lumit Drin dhe Plazhin e Vainit; në Plazhin e Zvërnecit, pjesë e Peizazhit të Mbrojtur “Pishë Poro–Nartë”; si dhe në zonën e Fllakës, pjesë e PTUM “Bisht-Kamëz”. Në këto aksione u angazhuan nxënës, përfaqësues të pushtetit vendor, punonjës të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, institucione partnere dhe banorë të komuniteteve lokale, duke kontribuar për pastrimin e hapësirave bregdetare dhe mbrojtjen e ekosistemeve të tyre. Një bregdet i pastër nuk është vetëm më i bukur, por një pasuri e përbashkët që duhet ta mbrojmë dhe ta trashëgojmë brez pas brezi. 1 nga 6 /k.s/j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›