Tiranë, burri vret gruan me thikë

TIRANË, 19 shtator /ATSH/ Një vrasje ndodhi paraditen e sotme në Tiranë.
Policia njoftoi se rreth orës 10:20, në rrugën “Panorama”, dyshohet se, pas një konflikti në banesë, shtetasi H. P., 68 vjeç, ka goditur me mjet prerës bashkëshorten e tij, shtetasen L. P., 58 vjeçe, e cila ka humbur jetën.
Autori i dyshuar, shtetasi H. P., 68 vjeç i cili u largua nga vendngjarja, u vu në pranga pak orë pas ngjarjes së rëndë.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë, bëjmë me dije se, shtetasi H. P., 68 vjeç, i dyshuar se ka goditur me mjet prerës bashkëshorten e tij, shtetasen L. P., 58 vjeçe, e cila si pasojë ka humbur jetën, është lokalizuar dhe vënë në pranga nga shërbimet e Policisë’, njoftoi policia
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.
/m.q/j.p/