Aksione për lirimin e hapësirave publike

Aksioni i sotëm ka vijuar në zonën e Stacionit të Trenit.
“Nga kërkesat e banorëve, nga ankesat e vazhdueshme po bëjmë zhbllokimin e kësaj zone, të paktën edhe të rrugës që shkon drejt “ALUIZN” – it, për lirimin e atij lloji tregu të sajuar mbase nga njerëzit, (tavolina, ambiente për të shitur). Kjo është një punë që do vazhdojmë në Njësinë nr.9, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake”, tha Indrit Fortuzi.
I pyetur se ku do të shkojnë tregtarët, Fortuzi tha se bashkia ka një projekt për krijimin e tregjeve të reja në të gjithë Tiranën. “Për studimin e tregjeve është një projekt nga Bashkia, për krijimin e tregjeve të reja, në të gjithë Tiranën. Sa për banorët të cilët kanë marrë shtëpitë me qira, ata kanë marrë ambientet e shtëpive, por nuk kanë marrë vendin për të shitur, nuk mund të zaptojnë dot rrugën për të shitur e kaluar jashtë territorit të shtëpisë, pra kanë shfrytëzuar pjesën e përbashkët”, vijoi. /Start/
2011-12-07 17:14