Rritet indeksi i çmimeve të konsumit

Sipas INSTAT, indeksi i Çmimeve të Konsumit në muajin nëntor 2011 arriti 110.3 për qind, duke shënuar një rritje prej 0.1 për qind krahasuar me muajin e mëparshëm. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë IÇK është 2.9 për qind.
Indeksi i grupit "ushqime dhe pije jo alkoolike" shënoi një ulje prej 0.1 % krahasuar me muajin e mëparshëm. Brenda këtij grupi ulja më e madhe prej 6.1 % vërehet në nëngrupin "fruta". Këtu mund të përmendim uljen e çmimit të limonëve me 21.4 %, portokallieve me 15.2 %, mandarinave me 19.8 %, kivit me 7.3 %, mollëve 1.9 %, bananeve me 1.7 %, etj.
Ndërsa çmimet në nëngrupin "zarzavate përfshirë patatet" shënuan një rritje prej 3.3 %, ku mund të veçojmë rritjet e çmimit të kastravecëve me 38.7 %, patëllxhanëve me 38.4 %, specave me 29.2 %, bishtajave me 6.1 %, etj. Gjatë muajit nëntor, çmimet janë rritur edhe në disa nëngrupe të tjera të grupit të ushqimeve ku mund të veçojmë rritjet në nëngrupin "qumësht, djathë e veze" 1.0 %, "mish" 0.2, %, "peshk" 0.4 % , etj. /Start/
2011-12-07 16:50