Aksioni arrestohet ne Vlore kreu i organizates mafioze te Italise
UPDATE- Arrestohet ne Vlore shtetasi italian Albino Prudentino i akuzuar per
bashkepunim kriminal te tipit mafioz Trafik droge dhe Grabitje ne rrethana renduese.
Lajmi jepet nga burime zyrtare te Prokurorise se Pergjithshme e cila sqaron se arrestimi i tij eshte ne kuadrin e nje operacioni te gjere nderkombetar te emertuar Kalipso per venien para drejtesise te pjesetareve te nje organizate me karakter mafioz Sacra Corona Unitta qe operon ne zonen e Brindisit.
Gjykata e Leces ka leshuar urdhrin per arrest ndaj 11 personave dhe arrestimi i 9 prej tyre eshte bere ne menyre te njekohshem ne tre shtete.
Ne Itali jane arrestuar 7 persona ne Shqiperi shtetasi italian Prudentino ndersa nje shtetas tjeter eshte arrestuar ne Tailande.
Dy persona te tjere jane ende ne kerkim. Nga hetimet rezulton se Albino Prudentino i arrestuar sot ne Vlore eshte nje nga kreret kryesore te kesaj organizate mafioze.
Hetimet per kete organizate kane nisur qe ne vitin 2008 nga Prokuroria e Antimafies ne Lece ne bashkepunim dhe me skuadren ROS te karabinierise e cila eshte e specializuar ne ceshtjet e trafikut.