E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksioni, droga nga Lazarati kapet në ujërat e Sarandës

Policia kufitare e Sarandës
ka bllokuar një
skaf me 300 kg kanabis
sativa, pak minuta para
mesnatës së të premtes. Lënda
narkotike që konfirmohet se
vinte nga Lazarati, kishte për
destinacion ishullin e Korfuzit.
Droga që pritej të shkonte brenda
disa minutash në brigjet përballë
me Sarandën, është gjetur
në bordin e një skafi 5 metra të
gjatë me ngjyrë të bardhë.
Burime zyrtare bëjnë të ditur se
është arrestuar njëri nga drejtuesit
e skafit, i cili është Ervis
Reshat Preja, 25 vjeç nga Saranda,
ndërkohë që po punohet për
kapjen e bashkëpunëtorit të tij.
Aksioni i policisë është zhvilluar
në vendin e quajtur "Pema e
Thatë", që gjatë verës shërben si
një nga plazhet ekzotikë e më të
pëlqyer nga pushuesit, vetëm 2
kilometra larg qendrës antike të
Butrintit dhe 3 km larg qytezës së
Ksamilit, ndërkohë që njihet si
pika më e afërt e tokës së jugut
shqiptar me fshatin Kasiopi të
ishullit të Korfuzit. Pas sinjalizimit,
operacioni policor i patrullave
të kufirit, mbështetur edhe nga
policia e rendit, është zhvilluar
rreth orës 23:20 të së premtes,
duke bërë që plani i trafikantëve
të dështojë dhe bashkëpunëtorët
e tyre në brigjet përballë të
presin më kot mbërritjen e "mallit".
Skafi i shpejtë është bllokuar
pranë brigjeve tona dhe gjatë
kontrollit të tij, lënda narkotike,
në sasi rreth 300 kg, është gjetur
e ambalazhuar në disa çanta
sportive. Burime zyrtare nga
policia bëjnë të ditur se mjeti
drejtohej nga 2 persona, por për
momentin është bërë e mundur
vetëm prangosja e 25-vjeçarit
Preja, lindur dhe banues në
Lagjen 3 të qytetit të Sarandës,
ndërkohë që bashkëpunëtori i
tij, duke përfituar nga errësira, ka
mundur të largohet drejt pyllit të
Kanalit të Butrintit. Grupi hetimor
i ngritur për këtë çështje është
duke hetuar më tej për identifikimin
e skafistit të dytë, si dhe
të bashkëpunëtorëve të tjerë të
tyre, pjesëmarrës në këtë rrjet
trafiku. Puna hetimore ka kapërcyer
kufijtë gjeografikë të Sarandës,
pasi është konfirmuar se
lënda narkotike vinte nga Laza-
rati dhe kishte destinacion shtetin
grek, dhe pikërisht ishullin e
Korfuzit. Kjo ka kërkuar shtrirjen
e bashkëpunimit mes policisë
kufitare dhe asaj të rendit, me
homologët e tyre në ishullin
helen. Një pistë tjetër e hetimit
të nisur është e dhëna e siguruar
në rrugë operative, se sasia e
Shkurt
Kundërshton policinë,
pranga lazaratasit
bllokuar dhe skafi i realizimit të
narko-trafikut i përket një femre,
që menaxhon këtë lloj trafiku në
Sarandë. Kjo ka bërë që pistat e
hetimit të përfshijnë një numër
të madh personash si të dyshuar
në këtë trafik lëndësh narkotike.
Kjo është sasia e dytë e madhe
që kapet në Sarandë pas operacionit
në nëntor të vitit të
kaluar, kur policia e këtij qyteti
arriti të sekuestrojë 300 kg
kanabis në afërsi të Kanalit të
Çukës, si dhe bëri të mundur
prangosjen e 5 personave të
përfshirë në këtë trafik lëndësh
narkotike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›