Plagos me armë në 2005-ën, ekstradohet nga Italia
Dyshohet se ka vrarë një
taksist nga Vlora 11 vjet
më parë, ekstradohet nga
Italia. Burime zyrtare bëjnë të ditur
se 29-vjeçari Erjon Katiaj, i
shpallur në kërkim nga drejtësia
shqiptare prej vitit 2005 për veprat
penale "kërcënim me armë një
shtetas" dhe "armëmbajtje pa
leje", është arrestuar dhe ekstraduar
nga Italia mëngjesin e së
premtes. Ndërkohë, mësohet se
Katiaj, veç këtyre dy akuzave, dyshohet
të jetë autori i vrasjes së taksistit
Mustafa Caushaj, i vrarë në
16 janar të vitit 2008, në zonën e
Radhimës. Gjithçka ka nisur me
rihapjen e dosjeve të vjetra kriminale,
kryesisht ato të ndodhura që
prej vitit 1997 e më pas, të cilat nuk
janë zbardhur ende, mes të cilave
ajo e vrasjes së taksistit Mustafa
Caushaj, ngjarje e ndodhur në
vitin 2008. Në bazë të provave shkencore
të realizuara dhe të
zbardhura së fundmi, dyshohet se
29-vjeçari, i lindur në fshatin Velc
dhe me banim në lagjen "10 Korriku"
të Vlorës, ka vrarë me armë
zjarri taksistin, dhe më pas ka kryer
dhjetëra vjedhje në zonën e Radhimës.
Mësohet se autorësia e
vjedhjeve ishte vërtetuar e Katiajt,
vepër për të cilën ai u dënua me
disa ditësh ka kërcënuar me armë
zjarri dhe plagosur Dritan Memushajn.
Pas ngjarjes ai ka mundur
të largohet sërish për në Itali
dhe që nga ajo kohë ai ishte shpallur
në kërkim nga drejtësia shqiptare
dhe Interpoli. Falë bashkëpunimit
me Interpolin italian
është bërë e mundur kapja e të
riut vlonjat dhe dorëzimi i tij tek
autoritetet shqiptare, i cili duhet
të përgjigjet për 3 akuza: vrasjen
e taksistit, armëmbajtje pa leje
dhe kërcënim me armë të një shtetasi
tjetër. Ngjarja në fjalë ka
ndodhur në datën 16 janar të vitit
1998. Taksisti Mustafa Caushaj
ka qenë duke pritur klientë në
sheshin e skelës, kur i është afruar
Erjon Katiaj, i cili i ka kërkuar ta
çonte në fshatin Tragjas. Mbasi
kanë shkuar në fshatin Radhimë,
Mustafai i ka kërkuar të ndërronte
rrugë dhe të futej në një rrugë
tjetër dytësore, shumë të keqe.
Taksisti nuk ka pranuar, për shkak
të kushteve të këqija të
rrugës, por pas debatit mes të
dyve, Mustafai në gjaknxehtësi
e sipër e ka zbritur nga makina
Caushajn dhe e ka qëlluar dy
herë me pistoletë dhe më pas
është rikthyer përsëri në Vlorë.
taksist nga Vlora 11 vjet
më parë, ekstradohet nga
Italia. Burime zyrtare bëjnë të ditur
se 29-vjeçari Erjon Katiaj, i
shpallur në kërkim nga drejtësia
shqiptare prej vitit 2005 për veprat
penale "kërcënim me armë një
shtetas" dhe "armëmbajtje pa
leje", është arrestuar dhe ekstraduar
nga Italia mëngjesin e së
premtes. Ndërkohë, mësohet se
Katiaj, veç këtyre dy akuzave, dyshohet
të jetë autori i vrasjes së taksistit
Mustafa Caushaj, i vrarë në
16 janar të vitit 2008, në zonën e
Radhimës. Gjithçka ka nisur me
rihapjen e dosjeve të vjetra kriminale,
kryesisht ato të ndodhura që
prej vitit 1997 e më pas, të cilat nuk
janë zbardhur ende, mes të cilave
ajo e vrasjes së taksistit Mustafa
Caushaj, ngjarje e ndodhur në
vitin 2008. Në bazë të provave shkencore
të realizuara dhe të
zbardhura së fundmi, dyshohet se
29-vjeçari, i lindur në fshatin Velc
dhe me banim në lagjen "10 Korriku"
të Vlorës, ka vrarë me armë
zjarri taksistin, dhe më pas ka kryer
dhjetëra vjedhje në zonën e Radhimës.
Mësohet se autorësia e
vjedhjeve ishte vërtetuar e Katiajt,
vepër për të cilën ai u dënua me
disa ditësh ka kërcënuar me armë
zjarri dhe plagosur Dritan Memushajn.
Pas ngjarjes ai ka mundur
të largohet sërish për në Itali
dhe që nga ajo kohë ai ishte shpallur
në kërkim nga drejtësia shqiptare
dhe Interpoli. Falë bashkëpunimit
me Interpolin italian
është bërë e mundur kapja e të
riut vlonjat dhe dorëzimi i tij tek
autoritetet shqiptare, i cili duhet
të përgjigjet për 3 akuza: vrasjen
e taksistit, armëmbajtje pa leje
dhe kërcënim me armë të një shtetasi
tjetër. Ngjarja në fjalë ka
ndodhur në datën 16 janar të vitit
1998. Taksisti Mustafa Caushaj
ka qenë duke pritur klientë në
sheshin e skelës, kur i është afruar
Erjon Katiaj, i cili i ka kërkuar ta
çonte në fshatin Tragjas. Mbasi
kanë shkuar në fshatin Radhimë,
Mustafai i ka kërkuar të ndërronte
rrugë dhe të futej në një rrugë
tjetër dytësore, shumë të keqe.
Taksisti nuk ka pranuar, për shkak
të kushteve të këqija të
rrugës, por pas debatit mes të
dyve, Mustafai në gjaknxehtësi
e sipër e ka zbritur nga makina
Caushajn dhe e ka qëlluar dy
herë me pistoletë dhe më pas
është rikthyer përsëri në Vlorë.