Burg pa afat dy romëve të Shkozetit
Burg pa afat dy romëve të arrestuar për ngjarjen
e Shkozetit, ku mbetën të plagosur 5
persona. Ndonëse asnjëri prej të arrestuarve
nuk ka pranuar të jetë autor
i drejtpërdrejtë i plagosjeve që
ndodhën në datën 21 prill mbi
pasagjerët e autobusit të linjës,
gjykata e ka vlerësuar të ligjshme
masën e arrestit dhe i ka lënë në
qeli 30-vjeçarin Kujtim Meta dhe
49-vjeçarin Nazim Kalemi. Seanca
e zhvilluar mesditën e
djeshme është bërë me dyer të mbyllura, me përjashtim
të dhënies së vendimit të saj. Avokatët
mbrojtës të Metës dhe Kalemit, përkatësisht Flamur
Gjuzi dhe Ana Tola, kanë kërkuar arrest shtëpiak
për Metën dhe detyrim paraqitjeje për Kalemin.
Sipas mbrojtjes së përfaqësuesve të arrestuar
të familjeve kundërshtare, asnjëri prej tyre nuk
është personi që ka qëlluar me
armë mbi njëri-tjetrin dhe autobusin
e pasagjerëve. Prokurorja
e çështjes, Rabihane Halili, ka
ngritur akuzën e vrasjes në rrethana
cilësuese për dy të arrestuarit
dhe kërkoi masën e arrestit
në burg, deri në përfundim të
hetimeve. Ndërkohë, në përfundim
të seancës, gjyqtarja Enkeleda Softa ka vendosur
të pranojë kërkesën e akuzës dhe të lërë në
burg 2 romët deri në përfundim të hetimeve.